Certifikimi i Personave Instalues, Modernizues/Modifikues dhe Mirëmbajtës të Ashensorëve për Pasagjerë dhe Mallra

Kategoria –  Instalatorë, modernizues/ modifikues dhe mirëmbajtës të Ashensorëve

Grupi A: Operator i certifikuar, që kryen instalimin e ashensorëve për pasagjerë dhe mallra

Grupi B: Operator i certifikuar, që kryen modernizimin/ modifikimin e ashensorëve për pasagjerë dhe mallra

Grupi C: Operator i certifikuar, që kryen mirëmbajtjen e ashensorëve për pasagjerë dhe mallra

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Kërkesë me shkrim

  • Formulari i aplikimit.

  • Kopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm;

  • Kopje e dëftesës/ diplomës së edukimit arsimor të paktën 8/9 vjeçar, ose dokument alternativ sipas kërkesës së grupit/ grupeve ku kërkohet certifkimi;

  • Vërtetim për kryerjen e një kursi trajnimi lidhur me grupin ku kërkohet certifkimi

  • Dokument që vërteton se aplikanti ka të paktën 6 (gjashtë)  muaj eksperience si instalues, modifikues/ modernizues apo mirëmbajtës (libreza e punës, vërtetim/ referencë nga pune dhënësi etj.);

  • Vërtetim nga autoriteti shëndetësor publik ose i ndërmarrjes mbi aftësitë për punë;

  • Foto për dokument: 2 copë (mbrapa fotografisë të shkruhet emër mbiemër).