A – Persona që punojnë me impiantet instalimet dhe pajisje elektrike apo pranë tyre, sigurimi teknik
Grupi I. Grupi i Parë i Sigurimit Teknik Elektrik;
Grupi II. Grupi i Dytë i Sigurimit Teknik Elektrik;
Grupi III. Grupi i Tretë i Sigurimit Teknik Elektrik;
Grupi IV. Grupi i Katërt i Sigurimit Teknik Elektrik;
Grupi V. Grupi i Pestë i Sigurimit Teknik Elektrik.
B –Instalues dhe mirëmbajtës të pajisjeve, impianteve dhe instalimeve elektrike të tensionit të ulët
ITU. Instalues dhe mirëmbajtës të pajisjeve, impianteve dhe instalimeve elektrike.
C – Instalues të autorizuar për instalimin e linjave të tensionit të lartë
AT1. Për instalimet elektrike të tensionit të lartë me tension nominal jo më të madh se 30 kV;
AT2. Për instalimet elektrike të tensionit të lartë pa kufij tensioni.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Kërkesë me shkrim
Formulari i aplikimit.
Kopje e një dokumenti identifikimi të vlefshëm;
Kopje e dëftesës/diplomës së edukimit arsimor të paktën 8/9 vjeçar, ose dokument alternativ sipas kërkesës së grupit/grupeve ku kërkohet certifkimi;
Vërtetim për kryerjen e një kursi trajnimi lidhur me grupin ku kërkohet certifkimi
Një dokument për të vërtetuar eksperiencën në punë sipas kërkesës së grupit/grupeve ku kërkohet certifkimi;
Dëshmi e sigurimit teknik elektrik, kur kërkohet në kriteret e grupit/grupeve ku kërkohet certifkimi
Vërtetim nga autoriteti shëndetësor publik ose i ndërmarrjes mbi aftësitë për punë;
Foto për dokument: 2 copë (mbrapa fotografisë të shkruhet emër mbiemër).