ISO 37001:2016 është Standardi Ndërkombëtar për Sistemet e Menaxhimit kundër Korrupsionit.
ISO 37001 u botua në vitin 2016 dhe është standardi ndërkombëtar për sistemet e menaxhimit kundër korrupsionit/ ryshfetit. Standardi është krijuar për të ndihmuar organizatat në zbatimin dhe ruajtjen e masave specifike që i ndihmojnë ato në parandalimin, zbulimin dhe adresimin e ryshfetit në të gjithë organizatën dhe aktivitetet e saj të biznesit.
Kjo mund të përfshijë:
1.Aktivitetet e ryshfetit të kryera nga organizata.
2.Aktivitetet e ryshfetit të kryera kundër organizatës.
Certifikimi ISO 37001 është i zbatueshëm për çdo organizatë me madhësi anembanë globit, pavarësisht nga aktivitetet e biznesit dhe industria, dhe mund të integrohet lehtësisht në një sistem menaxhimi ekzistues si
ISO 9001, ISO 22301, ISO 27001 ose ISO 44001.