mEnaxhimi Sigurisë së informacionit
Iso 27001

ISO 27001:2022 është Standardi Ndërkombëtar për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit.

Çfarë është ISO 27001?

ISO 27001:2022 është standardi ndërkombëtar që ofron një kornizë për Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) për të siguruar konfidencialitet të vazhdueshëm, integritet dhe disponueshmëri të informacionit, si dhe pajtueshmëri ligjore. Çertifikimi ISO 27001 është thelbësor për mbrojtjen e aseteve tuaja më vitale si informacioni i punonjësve dhe klientëve, imazhi i markës dhe informacione të tjera private. Standardi ISO përfshin një qasje të bazuar në proces për fillimin, zbatimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e ISMS-së tuaj.

Zbatimi i ISO 27001 është një përgjigje ideale ndaj kërkesave të klientëve dhe atyre ligjore si GDPR dhe kërcënimet e mundshme të sigurisë duke përfshirë: krimin kibernetik, shkeljet e të dhënave personale, vandalizmin/ terrorizmin, zjarrin/ dëmtimin, keqpërdorimin, vjedhjen dhe sulmet kibernetike.

Deri më tani, rreth 32% e bizneseve identifikuan shkelje ose sulme të sigurisë kibernetike në 12 muajt e fundit. Standardi ISO 27001 është gjithashtu i strukturuar që të jetë i pajtueshëm me standardet e tjera të sistemeve të menaxhimit, si ISO 9001 dhe është neutral ndaj teknologjisë dhe shitësit, që do të thotë se është plotësisht i pavarur nga çdo platformë IT. Si i tillë, të gjithë anëtarët e kompanisë duhet të edukohen se çfarë do të thotë standardi dhe si zbatohet në të gjithë organizatën.

Arritja e çertifikimit të akredituar ISO 27001 tregon se kompania juaj është e përkushtuar për të ndjekur praktikat më të mira të sigurisë së informacionit. Për më tepër, çertifikimi ISO 27001 ju ofron një vlerësim ekspertësh nëse informacioni i organizatës suaj është i mbrojtur në mënyrë adekuate.