mEnaxhimi Sigurisë ushqimore
ISO 22000

ISO 22000:2018 është Standardi Ndërkombëtar i Sigurisë Ushqimore për bizneset brenda zinxhirit ushqimor.

Çfarë është ISO 22000?

ISO 22000:2018 është standardi ndërkombëtar i rishikuar rishtazi i Sigurisë Ushqimore, i krijuar për të harmonizuar në shkallë globale kërkesat për menaxhimin e sigurisë ushqimore për bizneset brenda zinxhirit ushqimor.

ISO 22000 kombinon dhe plotëson elementët thelbësorë të ISO 9001 dhe HACCP për të ofruar një kuadër efektiv për zhvillimin, zbatimin, monitorimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të një Sistemi të Menaxhimit të Sigurisë Ushqimore (FSMS) të dokumentuar brenda kontekstit të rreziqeve të përgjithshme të biznesit të organizatës.

Çertifikimi ISO 22000 synohet për organizatat që kërkojnë të krijojnë një FSMS më të fokusuar, koherent dhe të integruar sesa kërkohet normalisht me ligj. Standardi kërkon përmbushjen e çdo kriteri ligjor dhe rregullator të lidhur me sigurinë ushqimore në sistemin e tij të sigurisë ushqimore.